12 February 2012

Facebook n’Portale; Sa janë aktiv fansat ?


Update: 
Pas nje analize, e pash qe rezultatet per Telegrafi.com nuk jane te sakta per shkak te struktures se lajmeve ne kete portal. Pas nje analize qe e bera me linqe te lajmeve nje nga nje edhe lajme te kategorive te ndryshme si dhe ne dite te ndryshme te javes, e verejta qe aktiviteti i vizitoreve ndryshon, por qe nuk e ndryshon mesataren e perqindjes +/- 1%. 
Me duhet me ju sqaru se une kam supuzu qe Telegrafi i ka 128K fansa dhe qe po te njejtit jane vizitore ne faqen e Telegrafit.com. Po qe se ky numer eshte me i madh, pra ka me shume vizita se qe ka fansa, ateher edhe perqindja e aktivitetit zvogelohet. 
Linku i Skriptes (mundeni edhe vet me provu)
------------------------------------------------------
Ka kohe qe portalet tek ne e kanë te integruar Facbook Plugin ne faqet e tyre dhe te gjitha kane krijuar nga një numër te madh te fansave. Por sa janë realisht aktiv këta fansa ne portale?

Për te ju përgjigjur kësaj pyetje unë kam përdorur një skript qe te pasqyrohet një analitike mbi “Share’s” “Like’s” dhe “Comment’s” ne secilën nga këto portale :

Portalet
Share's
Like's
Comment's
Total
www.telegrafi.com
2089
1002
537
3628
www.koha.net
336
161
65
562
www.kosova-sot.info
231
389
95
715
www.indeksonline.net
222
460
115
797
www.zeri.info
210
61
13
284
www.botasot.info
206
168
63
437
www.kosovapress.com
129
104
18
251


Kliko 



Shihet qarte se Telgrafi.com ka me se shumti fansa aktiv te cilët ndajnë me miqtë e tyre përmbajtje nga Telegrafi.com .



Por ky është një fenomen interesant qe ndodhe tek ne ku shfrytëzuesi nguron te pëlqejë diçka publikisht apo te jap mendimin e vet duke komentuar. Pse fenomen? Sepse Telegrafi.com numëron 128 000 Fansa edhe po e ktheve ne përqindje i bie qe 3% nga ta janë aktiv qe realisht mbetet numër i vogël.

Për me shume ju le juve te komentoni mbi këto te dhëna.  

02 February 2012

Cka po Hallakatet ne Janar 2012


Hin'Hallakate Lokalisht 

Sot kur po shkruaj ketë post Hallakate.com mbush 2 muaj ekzistence! (olle olle)

Para se me fillu te shkruaj për atë se çka është hallakate gjate muajit janar, me lejoni ti ndaj disa statistika me juve :
·         17,504 fjale t’hallakatme
·         8,200 Vizita Unike ( 40% returning visistors)
·         1000+ Domain te regjistruar
·         580 Facebook Friends
·         250 Twitter Followers
·         60% e kanë hallakate veten ne hallakatnen e pare !

A është mire ?!
PO, shume thjeshte Hallakate është diçka qe është ne BETA faze edhe vyen kohe mu përsosë. Kam pranu feedback te mire nga disa njerëz se si Hallakate i ka ndihmu me gjete informata lokale shpejt edhe lehte, nga disa te tjerë se si janë befasuar me atë qe kanë gjete duke hallakatur emrin e vet. Ideja veq ka fillu te zbatohet.
Ne Startup weekend e kam ceke  qe për me “dhez” si biznes i duhen se paku 6 muaj analize, qe te kuptohen me mire shfrytëzuesit. Nga ajo cka po hallakatet mendoj se jemi ne rruge te mire qe ta shendrojme ne biznes.
Ka pak ueb faqe qe përmbajnë “content”  (përveç atyre portaleve te lajmeve) te cilat munden me u shfaq si rezultate te kërkimeve qe ndodhin me fjalë kyçe dhe kjo mund ti mos kënaq ata qe hallakasin për here te pare dhe qe presin rezultate si ne Google! (Por nuk eshte faji i Hallakate-s)

Mos te harojme; Hallakate shfaq rezultate vetem te ueb faqeve nga Kosova

Kosova ka nevoje për ueb faqe qe kane përmbajtje te ndryshme ne gjuhen shqipe nga te gjitha fushat! (ue mos e thash me zë te larte )


Çka është Hallakat ne Janar 2012?

Ti kthehemi temes, jane gjithsej 1500 "fjale kyce" unike te kerkuara gjate janarit. Duke fillu prej derbit te El Clasicos, protestave te Vetëvendosjes, e me pyetjet si  “Kush zbuloi fiziken” e deri tek ajo qe me shokoj “Vetvrasje”.

Pasi qe ka shume unë do ti listoj ato qe janë hallakate me shume se 1 here

Top  fjalët kyçe me te kërkuar:
  1. Kosova
  2. Prishtina
  3. ORA 7
  4. Qysh me
  5. Facebook
  6. Tv shqip falas
  7. Vetura te përdorura
  8. Banesa ne shitje Prishtine
  9. Administrata Taimore e Kosoves
  10. Adriatik Kelmendi
  11. Bilet Ajroplani
  12. Çka jane stabilizatoret automatik ekonomik
  13.  Instrumente muzikore
  14.  Lajmet e fundit ne Kosove
  15.  Mundesi punsimi
  16.  Muzike shqip
  17.  Si te meditohet
  18.  Vipat shqiptare
  19.  Fillimi i gjysmevjetorit te dyte
  20.  ZAS etj. 
Ju premtoj qe shkrimi ardheshem do te jete dicka tjeter jo per Hallakate  :) 

Deri ate here hin'Hallakate.com

31 December 2011

Urime 2012-shi









Ju uroj te gjithëve Vitin e ri dhe ju dëshiroj te gjitha te mirat ne 2012  

29 December 2011

Hallakate Lokalisht n'Hallakate.com



Ne nëntor te këtij viti e pash një fletushke për një “event” ne Prishtine dhe me zgjoji kureshtjen. Eventi ishte “PrishtinaStart-up Weekend” dhe kërkohej njerëz me njohuri nga fusha e TI-se apo e biznesit te cilët brenda 54h do te fillonin një biznes apo do te zhvillonin një produkt. Mendova me vete dhe thash pse jo, e kisha një ide qe ca kohe edhe vendosa ta jetësoj idenë .... dhe brenda 54h u krijua Hallakate.com nga unë dhe dizajneri Besfort Oruci (@oruci)


IDEJA
Te gjithë e dimë problemin e Kosovës qe e ka me mos posedimin e TLD ( Top Level Domain .ks ose .ko), problemit me IP adresave si dhe problemi i gjuhës shqipe ne përmbajtje te faqeve te AL, MK, ME, dhe Kosovës Lindore. Te gjitha këto e vështirosnin filtrimin e informatës ne rezultate lokale nga kërkuesit si Google, Bing, Yahoo etj.
Gjithmonë e kisha problem kur kërkoja ndonjë ministri te qeverise shqip ne Google dhe te parat me shfaqeshin ato te Shqipërisë, apo kur kërkoja ndonjë bankë ndërkombëtare qe vepron ne Kosove gjithnjë me shfaqeshin ueb faqet internacionale po jo edhe ato te Kosovës...  kështu ndodhte edhe kur kërkoja diçka me fjale internacionale si p.sh Hotel, Rentacar, Pizza, Dentist etj
Ideja ishte e thjeshte, doja te shkurtoja kohen e kërkimit ne internet me një makine kërkimi qe do te shfaqte vetëm rezultate lokale. Ideja ishte qe me shprehitë qe kemi me hallakatë ne Google, me hallakatë ne një makine kërkimi për rezultate lokale dhe kështu lindi Hallakate.com

Sot kur e shkruaj këtë postim Hallakate.com ka gati 1 muaj qe është online dhe është funksional dhe e është vizituar nga +5000 vizitore unik te cilët kanë bëre me shume se 15,000 kërkime. Gjate kësaj periudhe janë regjistruar dhe indeksuar rreth 1000 domain lokal nga Kosova si dhe shume profile te Facebook-ut dhe te Twitter-it .
Ne sot po e analizojmë at se si po hallakatet edhe çka po hallakatet. Me te dhënat e grumbulluara do te punojmë qe Hallakate.com te behet me e mire dhe me e saktë. Po ashtu do ti ndajmë fjalët kyçe me te tjerët qe përmbajtjet e tyre ne ueb te bëhen sa me te optimizuara për kërkime (“SEO”).


Disa terme interesante qe janë hallakate ne hallakate.com :
-          
  • Bredhi për vitin e ri
  • Filma romantik
  • Lajmet e fundit ne Kosovë
  • Receta gatimi
  • Sa është e madhe Saharaja
  • Sa kilometër ka Kosovë Australi
  • Thënie te mençura
  • Qe është poezia
  • Këshilla mjekësore
  • 10 kërkesat qe i lyp burri nga gruaja
  • Banesa me qira
  • Konkurse për pune
  • çfarë dokumente nevojiten për transferim te pronës
  • Fustane nusërie te bukura
  • Cysh me bo pare
  • Etj.


Top kërkimet e muajit dhjetor janë :

  • prishtina 147
  • hallakate 129
  • klan kosova 109
  • kosova 108
  • test 97
  • facebook 92
  • moti me liberten 84
  • valon canhasi 81
  • egzon zeneli 76
  • ora7 54
  • google 41
  • rent a car 30
  • jabllanica 29
  • startup 28
  • eurogoma 28
  • hallakate.com 26
  • besfort 25

Regjistro Ueb faqen ne Hallakate.com 


Verzioni i pare i Hallakate.com



Falënderoj stafin e Klan Kosovës për përkrahjen me ftesën dhe emisionin e realizuar 












to be continued ... 

26 December 2011

Tung Botë! (Hello World!)




Prej  sot do te filloj te shkruaj ne blogun tim personal për te gjitha ato qe di dhe qe mendoj se duhet ti ndaje me juve. (pak vone, po ma mire vone se kurrë :)
Një rreth i ngushte i shokëve gjithë me bënin presion se duhet te filloj edhe unë te ndaj eksperiencën me te tjerë edhe kështu vendosa. Fillova me hulumtimin e platformës ne te cilën do te shkruaja, wordpress apo blogger ... pyeta ca shoke e bëra një hulumtim edhe vendosa qe te shkoj me blogger.
Arsyet janë... Jam shfrytëzues i shumicës se shërbimeve qe ofron Google edhe adaptimi ishte me i kollajshëm për mua ne ketë platforme. Tjetra arsye, shumica e shokëve ishin ne Wordpress, kështu qe unë thash do ta provoj ketë dhe pastaj do te mund ti shkëmbejmë eksperiencat :) 

Do te shkruaj për tema te ndryshme si për TI, Startup, Shitje, etj. edhe ndonjë mendim për tema te caktuara.




Shpresoj qe do ju pëlqejnë postimet e mia