Showing posts with label Facebook. Show all posts
Showing posts with label Facebook. Show all posts

01 April 2014

Google Trends njeh Kosoven shtet!

Rastësisht duke shetitur neper internet e pash qe Google Trends paska një risi ne shërbimin e vet dhe quhej  "Hottrends Visualized" (http://www.google.com/trends/hottrends/visualize). Ky shërbim i ri ishte shume interesant , pasi qe mund te vizualizoheshin te gjitha kërkimet ne Google nga mbare bota  ne një dritare te vetme. Për ata qe nuk e dijne Google Trends (sic e thot edhe vet emri ) shfaq trendët e kërkimeve neper bote ne baze te kategorive, regjionit, lajmeve,etj.

Por kthehemi te lajmi i madh

Pasi qe kisha kohe qe nuk isha futur te Google trends  e pash qe tek pjesa e shtetit është vendosur edhe Kosovo , me fjal tjera : Google Trends njeh Kosoven Shtet ! Uraaaa :)

U befasova dhe i u futa punës ...Google Trends

Pasi qe i kalova disa ore hulumtim e pash qe google trends kishte filluar ti regjistroj kërkimet nga Kosova qysh prej Korik 2013 , gjë qe kishte regjistruar mjaft "DATA" për hulumtim.  Ajo çka me befasoj edhe me shume , është se i zbërthente kërkimet neper qytete ( se qysh tek nuk e kam iden!?  pasi qe regjionet nuk jan te ndara me IP Adresa nga ISP-te lokale)
Kjo njohje do te këtë shume ndikim, tek te gjithë ata duan ti dine trendet e kërkimit tek përdoruesit Kosovar apo ti krahasojne ato, pasi qe me një informate te tille gazetaret , bllogeret, Nexhi,e pse jo edhe bizneset do ta dine se cfar terme apo fjali kyçe jan ne trend, ne menyre qe ti përdorin ne shkrimet e tyre dhe ti targetojne keta perdorues.

Ideja per kete blog eshte vetem te ju informoj ne pika te shkurta ( se ishte teper i gjate per status ne facebook ) 

Ajo çka vërehet është se ne top liste FACEBOOK  është i pari gjate gjithë kohës (ngjajshem me vendet tjera te botes)prej Korik 2013 duke u përcjell nga Youtube , me pastaj nga Google si dhe TRANSLATE ( mu kjo me befasoj , pasi qe vëllimi i kërkimit ishte shume i madh gjate gjithë kohës) dhe ne fund dy portale për lojëra ( dmth Kosova paska potencial për Industrinë e Lojërave online) 

Për me shpjegu se sa e rëndësishme është kjo njohje edhe ç'far ndikimi do te ketë ( apo si mund te përdoret si vegel ne Marketing) duhet me nda ma shume kohe ( qe nuk po kam , po blogoj pas 2 vite ! :( ) por do te mundohem ne postimet tjera  te radhës ti elaboroj me shume. Per fillim shihni disa nga shembujt nga hulumtimi im, nga ku do ta krijoni nje pasqyre te asaj se cka ofron kjo plateforme.

Me poshtë i gjeni disa nga "Keywords" qe ishin trend gjate kësaj periudhe Korik 2013 - Mars 2014 si dhe shembuj te ndryshem 
(nese ki ide se cka me krahasu, vendose ne koment ) 


+18
Këtu mundeni mi pa shprehitë e përdoruesve ne kërkim te faqeve pornografike ,vërehet qe përdoruesit Kosovar janë me aktiv gjate verës :)

26 February 2012

Prishtina Check-in ne Facebook


Se pari ju qe jeni nga Prishtina vendoseni si Home Location “Prishtinë, Kosovo” ne profilin tuaj.



Ne kete post do te ju tregoj per nje vegel nga Facebook e cila na mundeson ti “edit-ojmë” vendet ne Facebook Check-in.. 
Është një fenomen se si njerëzit bëjnë check-in dhe krijojnë vende si “home sweet home”, “te shpija”,”n’shpi” (ose te tipit Prishtine ne mes te Lipjanit, si duket dikush ka qef te shtiret se është ne Prishtinë duke i bere check-in midis Lipjanit J ) Tash e kemi mundesine ti permisojme keto lokacione.

Facebook e ka kriju një editor te posaçëm nga i cili secili prej neve mundemi me ndihmua duke permisuar adresa, emra, lokacione, kategori, me raportua lokacione te dyfishta, me raportua lokacione qe nuk ekzistojnë më ose te raporojme ato te rrejshme .
Unë gjate tere javës e testova dhe i bëra diku rreth 200 editime, e kam përdor Google Maps për emra te rrugëve për te cilat nuk isha i sigurte ( jam befasua me disa emra ). 
Provojeni niher e pastaj mundemi me diskutu ma shume :)

Ja edhe linku për secilin prej  juve www.facebook.com/places/editor

Komentoni nëse keni ndonjë pyetje apo koment J

p.s  E shkurajta per Prishtine pasi qe vendet tjera nuk i njohe mire sa qe ti boj edit 


12 February 2012

Facebook n’Portale; Sa janë aktiv fansat ?


Update: 
Pas nje analize, e pash qe rezultatet per Telegrafi.com nuk jane te sakta per shkak te struktures se lajmeve ne kete portal. Pas nje analize qe e bera me linqe te lajmeve nje nga nje edhe lajme te kategorive te ndryshme si dhe ne dite te ndryshme te javes, e verejta qe aktiviteti i vizitoreve ndryshon, por qe nuk e ndryshon mesataren e perqindjes +/- 1%. 
Me duhet me ju sqaru se une kam supuzu qe Telegrafi i ka 128K fansa dhe qe po te njejtit jane vizitore ne faqen e Telegrafit.com. Po qe se ky numer eshte me i madh, pra ka me shume vizita se qe ka fansa, ateher edhe perqindja e aktivitetit zvogelohet. 
Linku i Skriptes (mundeni edhe vet me provu)
------------------------------------------------------
Ka kohe qe portalet tek ne e kanë te integruar Facbook Plugin ne faqet e tyre dhe te gjitha kane krijuar nga një numër te madh te fansave. Por sa janë realisht aktiv këta fansa ne portale?

Për te ju përgjigjur kësaj pyetje unë kam përdorur një skript qe te pasqyrohet një analitike mbi “Share’s” “Like’s” dhe “Comment’s” ne secilën nga këto portale :

Portalet
Share's
Like's
Comment's
Total
www.telegrafi.com
2089
1002
537
3628
www.koha.net
336
161
65
562
www.kosova-sot.info
231
389
95
715
www.indeksonline.net
222
460
115
797
www.zeri.info
210
61
13
284
www.botasot.info
206
168
63
437
www.kosovapress.com
129
104
18
251


Kliko 



Shihet qarte se Telgrafi.com ka me se shumti fansa aktiv te cilët ndajnë me miqtë e tyre përmbajtje nga Telegrafi.com .



Por ky është një fenomen interesant qe ndodhe tek ne ku shfrytëzuesi nguron te pëlqejë diçka publikisht apo te jap mendimin e vet duke komentuar. Pse fenomen? Sepse Telegrafi.com numëron 128 000 Fansa edhe po e ktheve ne përqindje i bie qe 3% nga ta janë aktiv qe realisht mbetet numër i vogël.

Për me shume ju le juve te komentoni mbi këto te dhëna.