Showing posts with label Rrjete Sociale. Show all posts
Showing posts with label Rrjete Sociale. Show all posts

30 April 2012

Hallakate ne Cicërima nga Kosova








Cicerima.Hallakate.com është një faqe e cila shfaq cicërimat nga Twitter e qe jane vetem nga Kosova Për te gjithë ju qe nuk keni njohuri për Twitterin me lejoni ti them disa fjale.Twitter është një rrjet social online dhe një micro-bloging platforme ku shfrytëzuesit dërgojnë dhe lexojnë shkrime tekstuale te shkruara me 140 karaktere e te njohura si cicërima (Tweets) Cicërimat janë publike për te gjithë qe ne fillim, por shfrytëzuesi mund ti kufizoj ashtu qe vetëm ata qe e përcjellin (Followers) mund ti shohin ato .Cicëruesit mund te cicërojnë ne çfarëdo tema dhe mund ti identifikojnë me simbolin # qe quhet Hashtag ( p.sh #Shqip #Kosova #Hallakate etj) 
98% te teritorit mbulohet nga Cicerima.Hallakate.com 

Cicerima.Hallakate.com shfaq vetëm ato cicërima qe janë publike dhe qe shfrytëzuesit e ndajnë lokacionin me publikun. Cicërima u krijua me 6.04.2012 dhe deri me tash ka 3 jave qe ekziston. Ne këtë periudhe është vizituar me se 2,200 here dhe me një mesatare qëndrimi prej 2.08 minuta. Kjo faqe mund ti shërbej çdo kujt qe dëshiron te dije se çka është aktuale ne Kosove dhe se për çka po cicërohet me shume. Nga kjo faqe ju mund te shihni diskutime te ndryshme si ato per Politike,Sport,Lajme,VIP etj. Ne cicerima.hallakate.com po ashtu e zgjedhim Cicërimën e ditës si dhe Foto Cicërimën e ditës ne baze te RT-s ose ne baze te origjinaliteti . (Nëse dëshironi qe cicërima juaj te shpallet cicërima e ditës atëherë përdor hashtag #shqip #kosova #hallakate)


Për fund jemi duke punuar ne disa risi .... ;)


Na ndiq ne Twitter 


Ki naj Ide - komento me poshte :P 

14 March 2012

IPKO mundeson Twitter Mobile ne Kosove


Cicerima Oficiale nga Twitter

Qe nga sot  mundeni me lidh numrin e Ipkos me Twitter dhe ne kete menyre te pranoni notifikimet nga Twitter drejt ne SMS, edhe ato Falas! 


Per ta aktivizuar kete sherbim vizitoni kete link , zgjidh Kosovo si shtet dhe fut numrin e Ipkos me 49xxxxxx dhe shtyp Activate Phone. 


Hapi dyte eshte te dergoni sms ne numrin 16161 me tekstin : GO  


dhe U aktivizua :) 


Ju mund te konfiguroni sipas qefit se qfar notifikime deshironi ti pranoni ne SMS. 






Flm Ipko per kete sherbim :) 





26 February 2012

Prishtina Check-in ne Facebook


Se pari ju qe jeni nga Prishtina vendoseni si Home Location “Prishtinë, Kosovo” ne profilin tuaj.



Ne kete post do te ju tregoj per nje vegel nga Facebook e cila na mundeson ti “edit-ojmë” vendet ne Facebook Check-in.. 
Është një fenomen se si njerëzit bëjnë check-in dhe krijojnë vende si “home sweet home”, “te shpija”,”n’shpi” (ose te tipit Prishtine ne mes te Lipjanit, si duket dikush ka qef te shtiret se është ne Prishtinë duke i bere check-in midis Lipjanit J ) Tash e kemi mundesine ti permisojme keto lokacione.

Facebook e ka kriju një editor te posaçëm nga i cili secili prej neve mundemi me ndihmua duke permisuar adresa, emra, lokacione, kategori, me raportua lokacione te dyfishta, me raportua lokacione qe nuk ekzistojnë më ose te raporojme ato te rrejshme .
Unë gjate tere javës e testova dhe i bëra diku rreth 200 editime, e kam përdor Google Maps për emra te rrugëve për te cilat nuk isha i sigurte ( jam befasua me disa emra ). 
Provojeni niher e pastaj mundemi me diskutu ma shume :)

Ja edhe linku për secilin prej  juve www.facebook.com/places/editor

Komentoni nëse keni ndonjë pyetje apo koment J

p.s  E shkurajta per Prishtine pasi qe vendet tjera nuk i njohe mire sa qe ti boj edit