Showing posts with label Cicerima. Show all posts
Showing posts with label Cicerima. Show all posts

17 August 2012

RIP Arbën Xhaferi - statistikat nga Twitteri





Lajmi për vdekjen e Arbën Xhaferit pa dyshim qe pati ndikim edhe ne boten virtuale. Një numër i madh njerëzish postuan ne rrjetet sociale mesazhe dashamirësie dhe shprehen ngushëllime për Arbën Xhaferin. Nje nder ta isha edhe une.

Për ta kujtuar për gjithmonë unë i kam arkivuar te gjitha cicërimat për te, ndoshta ne një libër për te do te futen edhe cicërimat qe i shprehen për te.


Disa nga statistikat:
·         Gjithsejtë ishin 247 cicërima, 71 ReTweets
·         Gjithsejte ishin 155 cicërues
·         Hashtagat me te përdorur ishin : #shqip #macedonia #kosova #ballkan #kuishitmeheret #rip etj.

Koha e cicerimave


Te gjitha cicerimat publike : Arkiva
Ciceruesit



30 April 2012

Hallakate ne Cicërima nga Kosova








Cicerima.Hallakate.com është një faqe e cila shfaq cicërimat nga Twitter e qe jane vetem nga Kosova Për te gjithë ju qe nuk keni njohuri për Twitterin me lejoni ti them disa fjale.Twitter është një rrjet social online dhe një micro-bloging platforme ku shfrytëzuesit dërgojnë dhe lexojnë shkrime tekstuale te shkruara me 140 karaktere e te njohura si cicërima (Tweets) Cicërimat janë publike për te gjithë qe ne fillim, por shfrytëzuesi mund ti kufizoj ashtu qe vetëm ata qe e përcjellin (Followers) mund ti shohin ato .Cicëruesit mund te cicërojnë ne çfarëdo tema dhe mund ti identifikojnë me simbolin # qe quhet Hashtag ( p.sh #Shqip #Kosova #Hallakate etj) 
98% te teritorit mbulohet nga Cicerima.Hallakate.com 

Cicerima.Hallakate.com shfaq vetëm ato cicërima qe janë publike dhe qe shfrytëzuesit e ndajnë lokacionin me publikun. Cicërima u krijua me 6.04.2012 dhe deri me tash ka 3 jave qe ekziston. Ne këtë periudhe është vizituar me se 2,200 here dhe me një mesatare qëndrimi prej 2.08 minuta. Kjo faqe mund ti shërbej çdo kujt qe dëshiron te dije se çka është aktuale ne Kosove dhe se për çka po cicërohet me shume. Nga kjo faqe ju mund te shihni diskutime te ndryshme si ato per Politike,Sport,Lajme,VIP etj. Ne cicerima.hallakate.com po ashtu e zgjedhim Cicërimën e ditës si dhe Foto Cicërimën e ditës ne baze te RT-s ose ne baze te origjinaliteti . (Nëse dëshironi qe cicërima juaj te shpallet cicërima e ditës atëherë përdor hashtag #shqip #kosova #hallakate)


Për fund jemi duke punuar ne disa risi .... ;)


Na ndiq ne Twitter 


Ki naj Ide - komento me poshte :P