Showing posts with label Google Trends. Show all posts
Showing posts with label Google Trends. Show all posts

01 April 2014

Google Trends njeh Kosoven shtet!

Rastësisht duke shetitur neper internet e pash qe Google Trends paska një risi ne shërbimin e vet dhe quhej  "Hottrends Visualized" (http://www.google.com/trends/hottrends/visualize). Ky shërbim i ri ishte shume interesant , pasi qe mund te vizualizoheshin te gjitha kërkimet ne Google nga mbare bota  ne një dritare te vetme. Për ata qe nuk e dijne Google Trends (sic e thot edhe vet emri ) shfaq trendët e kërkimeve neper bote ne baze te kategorive, regjionit, lajmeve,etj.

Por kthehemi te lajmi i madh

Pasi qe kisha kohe qe nuk isha futur te Google trends  e pash qe tek pjesa e shtetit është vendosur edhe Kosovo , me fjal tjera : Google Trends njeh Kosoven Shtet ! Uraaaa :)

U befasova dhe i u futa punës ...Google Trends

Pasi qe i kalova disa ore hulumtim e pash qe google trends kishte filluar ti regjistroj kërkimet nga Kosova qysh prej Korik 2013 , gjë qe kishte regjistruar mjaft "DATA" për hulumtim.  Ajo çka me befasoj edhe me shume , është se i zbërthente kërkimet neper qytete ( se qysh tek nuk e kam iden!?  pasi qe regjionet nuk jan te ndara me IP Adresa nga ISP-te lokale)
Kjo njohje do te këtë shume ndikim, tek te gjithë ata duan ti dine trendet e kërkimit tek përdoruesit Kosovar apo ti krahasojne ato, pasi qe me një informate te tille gazetaret , bllogeret, Nexhi,e pse jo edhe bizneset do ta dine se cfar terme apo fjali kyçe jan ne trend, ne menyre qe ti përdorin ne shkrimet e tyre dhe ti targetojne keta perdorues.

Ideja per kete blog eshte vetem te ju informoj ne pika te shkurta ( se ishte teper i gjate per status ne facebook ) 

Ajo çka vërehet është se ne top liste FACEBOOK  është i pari gjate gjithë kohës (ngjajshem me vendet tjera te botes)prej Korik 2013 duke u përcjell nga Youtube , me pastaj nga Google si dhe TRANSLATE ( mu kjo me befasoj , pasi qe vëllimi i kërkimit ishte shume i madh gjate gjithë kohës) dhe ne fund dy portale për lojëra ( dmth Kosova paska potencial për Industrinë e Lojërave online) 

Për me shpjegu se sa e rëndësishme është kjo njohje edhe ç'far ndikimi do te ketë ( apo si mund te përdoret si vegel ne Marketing) duhet me nda ma shume kohe ( qe nuk po kam , po blogoj pas 2 vite ! :( ) por do te mundohem ne postimet tjera  te radhës ti elaboroj me shume. Per fillim shihni disa nga shembujt nga hulumtimi im, nga ku do ta krijoni nje pasqyre te asaj se cka ofron kjo plateforme.

Me poshtë i gjeni disa nga "Keywords" qe ishin trend gjate kësaj periudhe Korik 2013 - Mars 2014 si dhe shembuj te ndryshem 
(nese ki ide se cka me krahasu, vendose ne koment ) 


+18
Këtu mundeni mi pa shprehitë e përdoruesve ne kërkim te faqeve pornografike ,vërehet qe përdoruesit Kosovar janë me aktiv gjate verës :)