Showing posts with label fjale kyce. Show all posts
Showing posts with label fjale kyce. Show all posts

01 April 2014

Google Trends njeh Kosoven shtet!

Rastësisht duke shetitur neper internet e pash qe Google Trends paska një risi ne shërbimin e vet dhe quhej  "Hottrends Visualized" (http://www.google.com/trends/hottrends/visualize). Ky shërbim i ri ishte shume interesant , pasi qe mund te vizualizoheshin te gjitha kërkimet ne Google nga mbare bota  ne një dritare te vetme. Për ata qe nuk e dijne Google Trends (sic e thot edhe vet emri ) shfaq trendët e kërkimeve neper bote ne baze te kategorive, regjionit, lajmeve,etj.

Por kthehemi te lajmi i madh

Pasi qe kisha kohe qe nuk isha futur te Google trends  e pash qe tek pjesa e shtetit është vendosur edhe Kosovo , me fjal tjera : Google Trends njeh Kosoven Shtet ! Uraaaa :)

U befasova dhe i u futa punës ...Google Trends

Pasi qe i kalova disa ore hulumtim e pash qe google trends kishte filluar ti regjistroj kërkimet nga Kosova qysh prej Korik 2013 , gjë qe kishte regjistruar mjaft "DATA" për hulumtim.  Ajo çka me befasoj edhe me shume , është se i zbërthente kërkimet neper qytete ( se qysh tek nuk e kam iden!?  pasi qe regjionet nuk jan te ndara me IP Adresa nga ISP-te lokale)
Kjo njohje do te këtë shume ndikim, tek te gjithë ata duan ti dine trendet e kërkimit tek përdoruesit Kosovar apo ti krahasojne ato, pasi qe me një informate te tille gazetaret , bllogeret, Nexhi,e pse jo edhe bizneset do ta dine se cfar terme apo fjali kyçe jan ne trend, ne menyre qe ti përdorin ne shkrimet e tyre dhe ti targetojne keta perdorues.

Ideja per kete blog eshte vetem te ju informoj ne pika te shkurta ( se ishte teper i gjate per status ne facebook ) 

Ajo çka vërehet është se ne top liste FACEBOOK  është i pari gjate gjithë kohës (ngjajshem me vendet tjera te botes)prej Korik 2013 duke u përcjell nga Youtube , me pastaj nga Google si dhe TRANSLATE ( mu kjo me befasoj , pasi qe vëllimi i kërkimit ishte shume i madh gjate gjithë kohës) dhe ne fund dy portale për lojëra ( dmth Kosova paska potencial për Industrinë e Lojërave online) 

Për me shpjegu se sa e rëndësishme është kjo njohje edhe ç'far ndikimi do te ketë ( apo si mund te përdoret si vegel ne Marketing) duhet me nda ma shume kohe ( qe nuk po kam , po blogoj pas 2 vite ! :( ) por do te mundohem ne postimet tjera  te radhës ti elaboroj me shume. Per fillim shihni disa nga shembujt nga hulumtimi im, nga ku do ta krijoni nje pasqyre te asaj se cka ofron kjo plateforme.

Me poshtë i gjeni disa nga "Keywords" qe ishin trend gjate kësaj periudhe Korik 2013 - Mars 2014 si dhe shembuj te ndryshem 
(nese ki ide se cka me krahasu, vendose ne koment ) 


+18
Këtu mundeni mi pa shprehitë e përdoruesve ne kërkim te faqeve pornografike ,vërehet qe përdoruesit Kosovar janë me aktiv gjate verës :)

21 September 2012

Cka po Hallakatet Mars - Gusht 2012 ne Hallakate.com


Ne muajin shkurt vendosa te mos blogoj për termat qe hallakaten çdo muaj sepse po te njëjtat terem u kërkonin prapë ne Hallakate.com
Kështu qe pas një periudhe 6 mujore , unë sot do ti ndaj disa statistika me juve rreth Hallakate.com

Gjate këtij 6 mujori kishim 5000 vizitor unik (75 % New) te cilët bën me shume se 16000 kërkime prej te cilave 5000 kërkime unike. Gjate kësaj periudhe unë isha mysafir ne RTV21 me Fisnik Ismaili dhe ne KTV me Alejtin Berisha dhe kjo ka ndikua ne rritjen e numrit te vizitoreve (kliko këtu për ti pa videot)

Në këtë periudhe ka pas kërkime te natyrave te ndryshme duke filluar nga tema te diplomës e pyetjet për provime deri tek banesat me qira . Po ashtu vazhdon trendi për kërkimin e lajmeve dhe temave aktuale ne Kosove si dhe kërkime për trendet ne estradën tone.




Fjalët me te kërkuara ne ketë 6 mujore janë ( fjale qe janë kërkuar me shume se 20 here)

1.       Kosova
2.       Lajme
3.       Buxheti RTK
4.       Prishtina
5.       Sex
6.       Facebook
7.       Dafina Zeqir
8.       Sport
9.       Testi i Maturës
10.    Pune
11.    Hashim Thaçi
12.    Unikatil
13.    Gazetat ne Kosove
14.    Muzike Shqip
15.    Dentist
16.    Filma Download
17.    Universitet
18.    100 vjetori
19.    Banesa
20.    Lojëra

Pjesa tjetër e listës përbehet me emra dhe mbiemra te personave qe kanë hallakat veten . Ne Hallakate.com vazhdon trendi prej 60% te kërkimeve te para nga vizitoret janë për veten.
Sa i përket kategorive , kategoria me e shfletime është ajo e “Image” pra e fotografive , e dyta eshte e “Lajme” dhe e treta e Wikipedia_SQ
Diku rreth 100 faqe te reja janë regjistruar nga vete vizitoret gjate kësaj periudhe duke ju afruar numrit 2000 domain te indeksuar. (Regjistro faqen tende ne Hallakate.com)
Deri tash ne hallakate janë bere rreth 30000 kërkime prej te cilave rreth 11000 fjale unike.
Ajo qe vlen te theksohet është se janë rreth 10000 vizita ne Hallakate.com qe nuk kanë kërkuar asgjë , diçka qe me shtyn te mendoj tek nevoja e re-dizajnimit te ndërfaqes.

Gjate kësaj periudhe kam pranuar email dhe telefonata nga shfrytëzues te Hallakate.com duke me treguar se si Hallakate.com i ka ndihmuar ne gjetjen e disa informatave/kontakteve/faqeve qe nuk kane mundur ti gjejnë ne motor tjerë te kërkimit :) 

Ju faleminderit te gjithëve per feedback !

06 March 2012

Cka po Hallakatet ne Shkurt 2012


www.hallakate.com



Duke e shikuar analitiken e pash qe termat qe po tregoj ne blog çka janë hallakat, po hallakaten prapë .... 
Kështu qe po mendoj te shkruaj ne periudhe kohore me te gjate p.sh çdo 3 muaj ne mënyre qe mos te ndikoj ne termet qe Hallakaten

Ne Shkurt 2012 janë Hallakat kto terme:

  1.     Kosova
  2.     Kosovo
  3.     Hotel
  4.     Ministria e Arsimit Kosove
  5.     Fusnota
  6.     Vetura te përdorura
  7.     Blog
  8.     Ferizaj
  9.     e-buddy.com
  10.  Shtypi ditor
  11. Lajme
  12. Tendera
  13.  Etj

Këto treme janë hallakatur me shume se 5 here . Ne shkurt ishin 739 terme unike te hallakatne.

Ky post ishte i Shkurt si muaji Shkurt :P 

Shihemi ne postimin e radhes 

Regjistro faqen tende ne www.hallakate.com

02 February 2012

Cka po Hallakatet ne Janar 2012


Hin'Hallakate Lokalisht 

Sot kur po shkruaj ketë post Hallakate.com mbush 2 muaj ekzistence! (olle olle)

Para se me fillu te shkruaj për atë se çka është hallakate gjate muajit janar, me lejoni ti ndaj disa statistika me juve :
·         17,504 fjale t’hallakatme
·         8,200 Vizita Unike ( 40% returning visistors)
·         1000+ Domain te regjistruar
·         580 Facebook Friends
·         250 Twitter Followers
·         60% e kanë hallakate veten ne hallakatnen e pare !

A është mire ?!
PO, shume thjeshte Hallakate është diçka qe është ne BETA faze edhe vyen kohe mu përsosë. Kam pranu feedback te mire nga disa njerëz se si Hallakate i ka ndihmu me gjete informata lokale shpejt edhe lehte, nga disa te tjerë se si janë befasuar me atë qe kanë gjete duke hallakatur emrin e vet. Ideja veq ka fillu te zbatohet.
Ne Startup weekend e kam ceke  qe për me “dhez” si biznes i duhen se paku 6 muaj analize, qe te kuptohen me mire shfrytëzuesit. Nga ajo cka po hallakatet mendoj se jemi ne rruge te mire qe ta shendrojme ne biznes.
Ka pak ueb faqe qe përmbajnë “content”  (përveç atyre portaleve te lajmeve) te cilat munden me u shfaq si rezultate te kërkimeve qe ndodhin me fjalë kyçe dhe kjo mund ti mos kënaq ata qe hallakasin për here te pare dhe qe presin rezultate si ne Google! (Por nuk eshte faji i Hallakate-s)

Mos te harojme; Hallakate shfaq rezultate vetem te ueb faqeve nga Kosova

Kosova ka nevoje për ueb faqe qe kane përmbajtje te ndryshme ne gjuhen shqipe nga te gjitha fushat! (ue mos e thash me zë te larte )


Çka është Hallakat ne Janar 2012?

Ti kthehemi temes, jane gjithsej 1500 "fjale kyce" unike te kerkuara gjate janarit. Duke fillu prej derbit te El Clasicos, protestave te Vetëvendosjes, e me pyetjet si  “Kush zbuloi fiziken” e deri tek ajo qe me shokoj “Vetvrasje”.

Pasi qe ka shume unë do ti listoj ato qe janë hallakate me shume se 1 here

Top  fjalët kyçe me te kërkuar:
  1. Kosova
  2. Prishtina
  3. ORA 7
  4. Qysh me
  5. Facebook
  6. Tv shqip falas
  7. Vetura te përdorura
  8. Banesa ne shitje Prishtine
  9. Administrata Taimore e Kosoves
  10. Adriatik Kelmendi
  11. Bilet Ajroplani
  12. Çka jane stabilizatoret automatik ekonomik
  13.  Instrumente muzikore
  14.  Lajmet e fundit ne Kosove
  15.  Mundesi punsimi
  16.  Muzike shqip
  17.  Si te meditohet
  18.  Vipat shqiptare
  19.  Fillimi i gjysmevjetorit te dyte
  20.  ZAS etj. 
Ju premtoj qe shkrimi ardheshem do te jete dicka tjeter jo per Hallakate  :) 

Deri ate here hin'Hallakate.com