29 December 2011

Hallakate Lokalisht n'Hallakate.com



Ne nëntor te këtij viti e pash një fletushke për një “event” ne Prishtine dhe me zgjoji kureshtjen. Eventi ishte “PrishtinaStart-up Weekend” dhe kërkohej njerëz me njohuri nga fusha e TI-se apo e biznesit te cilët brenda 54h do te fillonin një biznes apo do te zhvillonin një produkt. Mendova me vete dhe thash pse jo, e kisha një ide qe ca kohe edhe vendosa ta jetësoj idenë .... dhe brenda 54h u krijua Hallakate.com nga unë dhe dizajneri Besfort Oruci (@oruci)


IDEJA
Te gjithë e dimë problemin e Kosovës qe e ka me mos posedimin e TLD ( Top Level Domain .ks ose .ko), problemit me IP adresave si dhe problemi i gjuhës shqipe ne përmbajtje te faqeve te AL, MK, ME, dhe Kosovës Lindore. Te gjitha këto e vështirosnin filtrimin e informatës ne rezultate lokale nga kërkuesit si Google, Bing, Yahoo etj.
Gjithmonë e kisha problem kur kërkoja ndonjë ministri te qeverise shqip ne Google dhe te parat me shfaqeshin ato te Shqipërisë, apo kur kërkoja ndonjë bankë ndërkombëtare qe vepron ne Kosove gjithnjë me shfaqeshin ueb faqet internacionale po jo edhe ato te Kosovës...  kështu ndodhte edhe kur kërkoja diçka me fjale internacionale si p.sh Hotel, Rentacar, Pizza, Dentist etj
Ideja ishte e thjeshte, doja te shkurtoja kohen e kërkimit ne internet me një makine kërkimi qe do te shfaqte vetëm rezultate lokale. Ideja ishte qe me shprehitë qe kemi me hallakatë ne Google, me hallakatë ne një makine kërkimi për rezultate lokale dhe kështu lindi Hallakate.com

Sot kur e shkruaj këtë postim Hallakate.com ka gati 1 muaj qe është online dhe është funksional dhe e është vizituar nga +5000 vizitore unik te cilët kanë bëre me shume se 15,000 kërkime. Gjate kësaj periudhe janë regjistruar dhe indeksuar rreth 1000 domain lokal nga Kosova si dhe shume profile te Facebook-ut dhe te Twitter-it .
Ne sot po e analizojmë at se si po hallakatet edhe çka po hallakatet. Me te dhënat e grumbulluara do te punojmë qe Hallakate.com te behet me e mire dhe me e saktë. Po ashtu do ti ndajmë fjalët kyçe me te tjerët qe përmbajtjet e tyre ne ueb te bëhen sa me te optimizuara për kërkime (“SEO”).


Disa terme interesante qe janë hallakate ne hallakate.com :
-          
  • Bredhi për vitin e ri
  • Filma romantik
  • Lajmet e fundit ne Kosovë
  • Receta gatimi
  • Sa është e madhe Saharaja
  • Sa kilometër ka Kosovë Australi
  • Thënie te mençura
  • Qe është poezia
  • Këshilla mjekësore
  • 10 kërkesat qe i lyp burri nga gruaja
  • Banesa me qira
  • Konkurse për pune
  • çfarë dokumente nevojiten për transferim te pronës
  • Fustane nusërie te bukura
  • Cysh me bo pare
  • Etj.


Top kërkimet e muajit dhjetor janë :

  • prishtina 147
  • hallakate 129
  • klan kosova 109
  • kosova 108
  • test 97
  • facebook 92
  • moti me liberten 84
  • valon canhasi 81
  • egzon zeneli 76
  • ora7 54
  • google 41
  • rent a car 30
  • jabllanica 29
  • startup 28
  • eurogoma 28
  • hallakate.com 26
  • besfort 25

Regjistro Ueb faqen ne Hallakate.com 


Verzioni i pare i Hallakate.com



Falënderoj stafin e Klan Kosovës për përkrahjen me ftesën dhe emisionin e realizuar 












to be continued ... 

No comments:

Post a Comment